12.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Open Balkan mbahet sot në Beograd, Rama merr pjesë online

Kryeministri Edi Rama nënvizoi se nga janari 2022 do të nisin përpjekjet për lehtësimin e kalimit në kufi për produktet e fermerëve dhe kompanive.

Ditën e sotme, rreth orës 14:00 pritet të nisë konferenca e radhës e ‘Open Balkan’.

Mbledhja do të zhvillohet në parlamentin e Serbisë ku do të marrë pjesë dhe i dërguari i BE, Miroslav Lajçak.

Kryeministri Edi Rama do t’i bashkohet online konferencës, së bashku me zv.kryeministrin e Maqedonisë se Veriut, Nikola Dimitrov dhe të dërguarin e SHBA për Ballkanin Gabriel Escobar.

Në takimin e fundit mes kryeministri Edi Rama, Aleksandër Vuçiçit dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov u dha lajmi se në fund të dhjetorit do të zhvillohet një takim edhe në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama nënvizoi se nga janari 2022 do të nisin përpjekjet për lehtësimin e kalimit në kufi për produktet e fermerëve dhe kompanive.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç premtoi se pas një viti e gjysmë, qytetarët e tri shteteve do të mund të lëvizin lirshëm, pa pengesa në kufi.

Sakaq, Nikolla Dimitrov tha se bashkëpunimi rajonal është një zgjedhje e zgjuar. Ai shtoi se “nuk mund t’ja lejojmë vetes qe të mungojmë në këto takime”.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme