Pas një hetimi intensiv disa mujor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit dhe Arma e Karabinierëve të Barit, Itali u zbulua vendbanimi dhe u kap një person i shumëkërkuar në nivel ndërkombëtar, duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Il L’atitante”.
Gjatë paradites, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DPPSh, Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës finalizuan operacionin ku u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi italian Giovanni Di Cosimo, 40 vjeç, lindur dhe banues në Bari, Itali.


