Opozita në shesh, Ruçi: PS-së i shtohet sot një tjetër deputet!

Opozita e bashkuar po proteston para parlamentit duke kërkuar rrëzimin e Edi Ramës dhe futjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, por mazhoranca brenda sallës së seancave plenare duket e pashqetësuar.

Teksa sheshi para Kuevndit të rrethuar me mijëra policë  është pushtuar nga tymi dhe flaka, kryeparlamentari Gramoz Ruçi nga brenda sallës ka njoftuar se nga sot Partisë Socialiste i është shtuar edhe një tjetër deputet, raporton Gazeta Shqip.

“Iu njoftoj se deputeti Dritan Bici është bërë anëtar i grupit të PS-së”, tha Ruçi.

Deputeti Bici u rreshtua në radhët e PS pas largimit nga PDIU, duke mos pranuar djegien e mandatit.

Ndër të tjera Ruçi tha se është njoftuar KQZ për dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës.

“Në zbatim të kodit për dorëzimin e mandateve, njoftuam organin kompetent për të vijuar me procedurat e mëtejshme.’ tha Ruçi ndërsa çeli punimet e seancës.