Opozitari Alexei Navalny pengohet të udhëtojë jashtë Rusisë

Navalny në Twitter njoftoi se në tentimin për të braktisur Rusinë e pengoi policia në aeroportin e Moskës

Avokati dhe aktivisti politik rus, Alexei Navalny është ndaluar të udhëtojë jashtë vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Navalny, një nga kritikuesit më të zëshëm të politikave të presidentit rus, Vladimir Putin, nuk arriti të udhëtojë në Francë për të marrë pjesë në një seancë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Navalny në Twitter njoftoi se në tentimin për të braktisur Rusinë e pengoi policia në aeroportin e Moskës.

Duke theksuar se policia iu referua vendimit të prokurorisë, Navalny pohon se konkretisht nuk i është sqaruar pse është ndaluar.

Ai në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut nisi procedurë prej të cilës pret të vërtetojë nëse arrestimet e tij të shpeshta në Rusi janë politikisht të motivuara.

Si themelues i Fondit për luftë kundër korrupsionit, Navalny shquhet si një nga opozitarët më të popullarizuar në Rusi, ndërsa ka qenë organizator edhe i shumë protestave në këtë vend.