Organizohet programi përmbyllës i “Shkollës Rinore Ballkanike” në Kosovë

"Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ofrojmë çdo lloj mbështetje në drejtim të ngritjes së burimeve njerëzore të popullit vëlla të Kosovës", tha Koordinatori për Ballkanin i YTB-së....

Në Prizren është organizuar programi përmbyllës i “Shkollës Rinore Ballkanike” dhe shpërndarja e certifikatave i organizuar me mbështetjen e Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), raporton Anadolu Agency (AA).

Në programin përmbyllës të organizuar nga Shoqata IDEA, morën pjesë Koordinatori për Ballkanin i YTB-së, Nedim Aslan, kryetari i shoqatës Bayram Pomak dhe shumë nxënës.

Aslan duke folur në ceremoni, njoftoi se Shkolla Rinore Ballkanike është një projekt i realizuar në 8 vende të Ballkanit me 10 organizatë të ndryshme joqeveritare.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ofrojmë çdo lloj mbështetje në drejtim të ngritjes së burimeve njerëzore të popullit vëlla të Kosovës”, tha Aslan.

Ndërsa Pomak tha se në projekt kanë marrë pjesë 40 persona prej gjithsej mbi 300 që kanë aplikuar.

“Nëse edhe tek një person nga ky trajnim është hapur një horizont i ri në mendimet dhe jetën e tij, kjo mjafton për suksesin e programit”, u shpreh ai.

Pas trajnimeve 5 javore, 40 nxënës të suksesshëm morën certifikatat e tyre. Nxënësit mes 25-28 shtator do të marrin pjesë në ekskursion në Turqi.