Osmani në Berlin: Samitet e qershorit të BE-së shans i papërsëritshëm për të bërë hapin e duhur

Siç njoftoi MPJ-ja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në takimin u hapën tema lidhur me integrimin evropian të RMV-së, si dhe zhvillimet e fundit nga perspektiva rajonale

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Bujar Osmani, vizitën e tij të punës në Republikën Federale të Gjermanisë e filloi me një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi MPJ-ja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në takim u hapën tema lidhur me integrimin evropian të RMV-së, si dhe zhvillimet e fundit nga perspektiva rajonale.

Sipas njoftimit, fokusi kryesor i takimit ishte në përmbushjen e qëllimit strategjik të vendit, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në atë kontekst u diskutuan ambiciet e iniciativave rajonale të tilla si Procesi i Berlinit.

Osmani po ashtu e informoi ministrin Maas edhe për reformat për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, me ç’rast u theksua se kjo betejë do të mbetet e paanshme dhe jo selektive dhe “gjithçka do të bëhet për të ruajtur edhe këtë vit notat e larta që Maqedonia e Veriut në vazhdimësi i merr nga Komisioni Evropian”.