Pa drita dhe në ngricë! Në Kelmend kontrasti mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Rruga e fshatrave shqiptarë të Plavës dhe Gucisë, në Malin e Zi është plot me turistë.

Vetëm 7 kilometër më larg, në territorin shqiptar, realiteti i Vermoshit dhe Lëpushës turistike është ndryshe: rrugë të bllokuara, me ngrica e dëbore dhe ditë të tëra pa energji elektrike.

Rrugës takojmë mësuesin Pjetër Luca, i cili udhëton nga Kopliku, qyteti i tij, mes dëborës për të dhënë mësim në shkollën e Vermoshit.

Ky është turizmi dimëror në Vermosh dhe në Lëpushë të Kelmendit, me rrugë të bllokuara dhe pa energji elektrike sepse institucionet nuk zbatojnë detyrën e tyre.