Pak orë para takimit me Putin, Biden bën deklaratën: Presidenti rus është një kundërshtar i denjë!

Ditën e sotme, në Gjenevë të Zvicrës, pritet të ndodhë takimi mes Presidentit Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin...

Ditën e sotme, në Gjenevë të Zvicrës, pritet të ndodhë takimi mes Presidentit Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

BBC, ka mundur të zbardhë një deklaratë që presidenti amerikan, ka bërë për Putin, gjatë mbledhjes së samitit të NATO-s, të hënën.

“Unë kam gjetur te ai, siç e thonë ata, kur luajnë futboll, një kundërshtar të denjë”, mësohet të ketë thënë Biden.

Kjo në fakt, është një deklaratë që bie në kontrast me komentet e mëparshme të demokratit, i cili ka deklaruar se për të, Putin është një “vrasës i pashpirt”.

Mediat shkruajnë se Joe Biden ndodhet nën presione të vazhdueshme nga anëtarë të partisë të tij, në lidhje me takimin që do të zhvillojë me Putin. Sipas anëtareve të partisë, ky takim, do të fuqizojë Rusinë dhe jo SHBA-në.

Rusia sipas tyre, fshihet pas sulmeve të shumta kibernetike, e për këtë arsye, marrëveshja me ta është tepër e vështirë.