Paketa me 20 mld euro investime, Rama firmos online me BERZH: Kemi nevojë për ekspertizën tuaj që dhe Shqipëria të marrë para, ja qytetet ku do fokusohemi

Pas lajmit se Bashkimi Europian do të sjellë 20 miliardë euro si paketë investimesh për në Ballkanin Perëndimor, Rama kërkoi ndihmën e BERZH, më konkretisht për eksertizën e Bankës, në mënyrë që edhe Shqipëria të përfitojë nga kjo paketë.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim online me Presidentin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe ambasadorin Luigi Soreca. Pas lajmit se Bashkimi Europian do të sjellë 20 miliardë euro si paketë investimesh për në Ballkanin Perëndimor, Rama kërkoi ndihmën e BERZH, më konkretisht për eksertizën e Bankës, në mënyrë që edhe Shqipëria të përfitojë nga kjo paketë.

BERZH do të luajë një rol mjaft parësor në këtë lidhje ecuri të mëtejshme Shqipëri BE. Nënshkrimi i marrëveshjeve të infrastrukturës turistike është pjesë e saj përveç rrugëve. Ky program është mjaft i mirëpritur sepse përfshin një paketë të plotë të riparimeve të zonave të trashëgimnisë. Siç kemi rënë dakord më pare, qytetet ku do ta bazohen kryesisht investimet janë: Shkodra Vlora Korça Fier Berat.  Jeni më shumë të mirëpritur çdo herë që doni të vini. Bashkimi Evropian ka njoftuar për një paketë investimesh tepër ambicioze për Ballkanin Perëndimor, rreth 20 miliardë euro. Por që Shqipëria të përthithë e para nga kjo paketë, do të duhet ekspertiza e BERZH.

Ka një angazhim të jashtëzakonshëm nga BE dhe komisioni për të na ndihmuar Shqipërinë dhe rajonin mbështetur në vizionin e një tregu të përbashkët rajonal, për të investuar në vëllime të tilla që mund të ndryshojnë tërësisht peisazhin duke u investuar te transporti.n Shpresoj se hekurudha Tiranë Durrës të jetë pjesë e një rrjeti të madh hekurudhor. Energjia pastaj, për ta përmbyllur me atë që nisëm, në raport me energjinë jemi në një linjë të mirë. Duke vendosur theksin te gazi dhe energjia diellore dhe ajo hidrike ne mund të ndihmojmë edhe të tjerët që dalë ngadalë të mos përdorin më qymyrgurin. Ne kemi nevojë për ekspertizën tuaj sepse tashmë kemi një sfidë dhe na duhet të kemi projekte të mira, që të përmbushim standartet e vendosura nga BE. Jam shumë i lumtur të pranoj atë çfarë kemi arritur në kuptimin e zhvillimeve tona për të cilat BERZH ka qenë kyç. Tani besoj se mund të jemi mjaft të frymëzuar nga ajo çfarë po ndodh në frontin e BE që ka dalë me një paketë mjaft ambicioze investimesh për të gjithë rajonin,”- tha Rama ndër të tjera.