Gjykata e Lartë e Pakistanit ka hedhur poshtë një peticion që kërkon skualifikimin e kryeministrit Imran Khan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportojnë mediat lokale, një trup gjykues tre-anëtarësh i kryesuar nga shefi i Drejtësisë, Saqib Nasir, urdhëroi peticionin duke kërkuar skualifikimin e kryeministrit Khan si anëtar të Parlamentit, që u paraqit vitin e kaluar gjatë qeverisë së mëparshme, i cili kishte përfunduar mandantin e tij dhe kështu ishte joefektive.
Një avokat lokal, Barrister Danyal Chaudhry, paraqiti kërkesën për të skualifikuar kryeministrin Khan në maj të vitit 2017 për shkelje të nenit 62 dhe 63 të kushtetutës, të cilat kërkojnë që një bartës i zyrës publike të jetë “i sinqertë dhe i drejtë”.
Peticioni erdhi pasi Gjykata e Lartë dëgjonte një rast korrupsioni kundër ish-kryeministrit Nawaz Sharif, i cili më vonë u dënua.



