Pakistan, lirohet një udhëheqës i talebanëve të Afganistanit

Mullah Abdul Ghani Baradar, i njohur edhe si Mullah Baradar, është bashkë-themelues i lëvizjes talebane në Afganistan

Pakistani ka liruar nga burgu një udhëheqës të lartë të talebanëve afganë, bëri të ditur një zëdhënës i talebanëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Mullah Abdul Ghani Baradar, i njohur edhe si Mullah Baradar, është bashkë-themelues i lëvizjes talebane në Afganistan. Ai u arrestua nga autoritetet pakistaneze në qytetin portual jugor të Karaçit në vitin 2010.

“Po, Pakistani ka liruar Mullah Abdul Ghani Baradar dhe ai u bashkua me familjen e tij të martën”, tha Zabihullah Mujahid për AA, zëdhënës i talebanëve afganë.