Pakistani kreu me sukses të hënën një lëshim testues të sistemit të raketave “Ghauri”, ka njoftuar organi mediatik i ushtrisë së këtij vendi.
Sipas Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun të Forcave të Armatosura të Pakistanit (ISPR), lëshimi është realizuar nga Komanda e Forcave Strategjike të Ushtrisë (ASFC) për të testuar gatishmërinë e tyre operacionale dhe teknike.
“Raketa balistike ‘Ghauri’ mund të mbajë mbushje luftarake konvencionale dhe bërthamore deri në një distancë prej 1.300 km”, theksohet në komunikatën e ISPR-së.
Komandanti ASFC-së, gjenerallejtënant Mian Muhammad Hilal Hussain, vlerësoi lart standardet e tyre të trajnimit dhe gatishmërinë operacionale.
“Lëshimi i suksesshëm konsolidon aftësinë bërthamore të Pakistanit dhe shkëshillon manovrat që mund të prishin stabilitetin dhe paqen rajonale”, shton deklarata e lartpërmendur.
Presidenti Arif Alvi, Kryeministri Imran Khan dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Zubair Mahmood Hayat, gjithashtu kanë përgëzuar shkencëtarët dhe inxhinierët për arritjen e tyre.
Krahas oficerëve të lartë nga Forcat Strategjike të Ushtrisë, shkencëtarëve dhe inxhinierëve të organizatave strategjike pakistaneze, të pranishëm në testimin e raketës “Ghaur” ishin edhe Komandanti ASFC-së, gjenerali Hussain, presidenti i Komisionit Kombëtar Inxhinierik dhe Shkencor (NESCOM), dr. Nabeel Hayat Malik dhe kreu i Laboratorëve Kërkimorë Khan (KRL), Tahir Ikram./TRT



