“Pako e dyshimtë” mbyll aeroportin në Zelandë të Re

Aeroporti në qytetin Dunedin në jug të Zelandës së Re është mbyllur për shkak të një "pakoje të dyshimtë"

Aeroporti në qytetin Dunedin në jug të Zelandës së Re është mbyllur për shkak të një “pakoje të dyshimtë”, njoftoi media e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës vendase Otago Daily Times, pakoja është gjetur në një aneks të aeroportit, duke shkaktuar pezullimin e shërbimeve në aeroport dhe anulimin e fluturimeve.

Një zyrtar lokal ka thënë për gazetën se policia ka rrethuar ndërtesën në kuadër të masave të sigurisë dhe se në zonë janë dërguar ekipet e deaktivizimit të mjeteve shpërthyese.

Ndryshe, 50 persona kanë humbur jetën pasi një terrorist i armatosur hapi zjarr mbi besimtarët në dy xhami në qytetin Christchurch të premten gjatë kohës së namazit të xhumasë.