Datat 5, 6 dhe 7 mars janë të veçanta pasi shënojnë epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në këto ditë të shënuara, ka ndodhur sulmi i tretë mbi familjen Jashari në Prekaz të Drenicës në vitin 1998, të cilat shënojnë edhe rënien e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Në viedon më poshtë shfaqen pamjet që janë regjistruar më 27 janar të 1998-s, mbi një muaj muaj para sulmit që ju bë familjes Jashari.
Në këtë video vihen re vrimat e plumbave nga sulmet paraprake të forcave paramilitare serbe kundër familjes legjendare të Jasharëve.
Gjithashtu në video shihet edhe Hamza Jashari, i cili flet për represionin e Serbisë, ndaj shqiptarëve të Kosovës.



