Pandemia detyron qeverinë britanike të marrë borxh rreth 400 miliardë paund

Banka e Anglisë parashikon një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 11% gjatë këtij viti, rënia më e madhe që nga viti 1709.

Ministri britanik i Financave, Rishi Sunak, do të njoftojë planin më të madh të huamarrjes publike që nga Lufta e Dytë Botërore, gjatë fjalimit që pritet të mbajë mbi shpenzimet. Ndërkohë, ekonomia ishullore përballet me goditjen më të madhe në 300 vite. Me Britaninë që gjendet në mes të valës së dytë të Covid-19, Sunak kishte vonuar deri më tani planet afatgjata për huamarrjen publike. Shpenzimet e pandemisë pritet të kalojnë nivelin e 200 miliardë paund, gjatë këtij viti, për shkak të shtyrjes së programit për mbrojtjen e punësimit dhe me shumë mundësi kosto të tjera do të parashikohen edhe në vitin fiskal 2021-2022.

Ndër të tjera, edhe forcat e armatosura do të marrin një rritje të ndjeshme të fondeve, pasi kryeministri Boris Johnson po përpiqet të rrisë profiling e Britanisë jashtë Bashkimit Europian. Shpenzimet e tjera që do të njfotohen nga ministry Sunak të mërkurën do të përcaktohen nga sasia e huamarrjes së parashikuar, që mund të kërkojë edhe rritjen e taksave. Ekonomia e Britanisë ra me 20% në periudhën Prill-Qershor, më shumë se çdo ekonomi tjetër e madhe.

Banka e Anglisë parashikon një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 11% gjatë këtij viti, rënia më e madhe që nga viti 1709. Huamarrja e re e qeverisë përgjatë këtij viti financiar parashikohet të jenë në rreth 400 miliardë paund, sipas parashikimeve të analistëve, e barabartë me rreth 17% të GDP-së vjetore.