Pandemia globale Covid-19 zgjeron hartën për eksportuesit shqiptarë në vende të ndryshme

Eksportuesit shqiptarë kanë treguar zgjuarsi në kohën e pandemisë së Covid-19 duke diversifikuar produktet e tyre por edhe shtrirjen gjeografike të marrëdhënieve tregtare.

Eksportuesit shqiptarë kanë treguar zgjuarsi në kohën e pandemisë së Covid-19 duke diversifikuar produktet e tyre por edhe shtrirjen gjeografike të marrëdhënieve tregtare.

Kreu i Shoqatës së Eksportueseve Shqiptarë, Alban Zusi në një intervistë mediatike thekson se ishte koha e duhur për të bërë këto lëvizje.

Të dhënat e institutit te statistikave për 6 mujorin e parë të 2020 tregojnë se eksportet në vlerë drejt Gjermanisë përbëjnë 6.6 për qind të totalit me një rritje rreth 2 pikë përqindje në raport me vitin e kaluar. Por sipas Zusit janë shtuar edhe vende të tjera, shkruan TRT.

Ndërkohë që pesha e eksporteve me Italinë në vlerë në raport me totalin ka pësuar rënie. Sipas të dhënave zyrtare eksportet drejt Italisë në vlerë përbënin 45.6% të totalit, me rënie 4 pikë përqindje në raport me një vit më parë, në të njëjtën periudhë. Dhe humbjen për biznesit vendas sipas Zusit shkojnë në rreth 20%.

Në raport me vitin e kaluar importet në vlerë shënuan ulje me vendet që u goditën më së shumti nga pandemia si: Kina dhe Italia dhe u rritën me vende të tilla si: Turqia, Gjermania, Greqia dhe Rusia.