Pandemia i ka bërë njerëzit të flenë 1 orë më shumë

Të dhëna kanë treguar se si ka ndryshuar rutina e gjumit tek qytetarët e botës.

Njerëzit në të gjithë botën janë zgjuar një orë më vonë se normalisht gjatë pandemisë së koronavirusit.

Kjo është vërtetuar nga të dhënat e mbledhura nga 100,000 përdorues të një aplikacioni për gjurmimin e gjumit, “Sleep as Android”, nga vendet rreth globit. Të dhëna kanë treguar se si ka ndryshuar rutina e gjumit tek qytetarët e botës.

Përdoruesit aktivizojnë dhe fikin aplikacionin ndërsa shkojnë në shtrat dhe zgjohen.

Të dhënat u analizuan nga Jeff Huang në Universitetin Brown, Rhode Island. Në dy të martat e para të prillit 2019, rreth 50 përqind e përdoruesve të aplikacionit u zgjuan para orës 7 të mëngjesit.