Pandemia nuk godet lodrat. Rënie minimale e importeve gjatë nëntorit dhe për 11-mujorin

Gjatë vitit 2019 vlerën më të madhe importi i lodrave e ka patur gjatë muajit Maj dhe Nëntor dhe vlerën më të të vogël të importit e kemi hasuar në muajin Janar dhe Shkurt.

Tregu i lodrave rritet ndjeshëm gjatë periudhës së festave dhe një rritje të konsiderueshme e shënon sidomos gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.

Bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikave “Scan Intelligence Unit” ka krahasuar importin e lodrave të muajit nëntor që nga viti 2005 deri në vitin 2020.

Muajin nëntor i këtij viti, regjistron vlerën më të ulët të importit të lodrave që prej vitit 2015, c’ka duket të jetë rrjedhojë e pandemisë dhe krizës që ka prekur vendin, packa se impakti duket ët jetë mjaft i vogël.

Gjatë vitit 2019 vlerën më të madhe importi i lodrave e ka patur gjatë muajit Maj dhe Nëntor dhe vlerën më të të vogël të importit e kemi hasuar në muajin Janar dhe Shkurt.

Pavarësisht rënies së lehtë të nëntorit të këtij viti, vlera totale për 11-mujorin e këtij viti, regjistrohet në rënie mjaft të lehtë krahasuar me vitin paraardhësSipas grafikut rënia më e madhe krahasuar me vitin 2019 është në muajin Mars, Prill dhe Shtator dhe vlerën më të lartë e ka arritur në muajin Nëntor. /Scan