Pandemia, raporti i Oxfam: 1/3 e popullsisë s’pati të ardhura të nevojshme

Gjysmë miliard njerëz janë të nën punësuar, ose të papunë, dyfishi krahasuar me numrin e grave.

Një studim i ri i Oxfam tregon se mbi një e treta e popullsisë së botës nuk ka pasur të ardhura publike për t’u përballur me efektet e pandemisë.

Raporti, i titulluar “Strehim nga stuhia”, tregon se në tërësi, bota ka shpenzuar këtë vit 9.6 trilionë euro shtesë për të menaxhuar pasojat e pandemisë. Nga këto, 83% u shpenzuan nga 36 vende të pasura dhe vetëm 0.4% në vendet me të ardhura të ulëta.

Sa i takon parave shtesë të derdhura për programet e mbrojtjes sociale, 28 vende të pasura kanë shpenzuar 695 $ për person, ndryshe nga vendet me të ardhura të ulëta dhe ato në zhvillim, që kanë shpenzuar nga 4 deri në 28 $. Ndërkohë, 2.7 miliardë persona nuk kanë pasur mbrojtje sociale nga kriza ekonomike.

Koronavirusi e bashkoi botën sa i takon frikës, por e ndau në reagim. Pandemia shkaktoi një përpjekje të fortë globale që arriti tek më shumë se 1 miliard persona me mbrojtje sociale gjatë 2020-s, por sot janë më të shumtë njerëzit që janë lënë pas”, thotë Gabriela Bucher, drejtoreshë ekzekutive e Oxfam.

Nevoja për hartimin e programeve të mbrojtjes sociale është e madhe. Gjysmë miliard njerëz janë të nën punësuar, ose të papunë, dyfishi krahasuar me numrin e grave. Punëtorët në vendet me të ardhura të ulëta e vuajtën më shumë, duke humbur 23% të orëve të punës. /euronews