Pandemia uli punësimin – Shërbimet dhe bujqësia, sektorët më të goditur

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,6 %.

Përhapja e coronavirusit në vendin tonë, përpos rritjes së papunësisë, ka ulur edhe ritmin e punësimit. Megjithatë, sipas shifrave zyrtare të Institutit të Statistikave, situata nuk paraqitet aq e rëndë sa pritej, ku për pothujase dy muaj ekonomia pësoi një mbyllje totale dhe mungesë konsumi. Referuar të dhënave të Instat, përgjatë periudhës Prill-Qershor 2020,  ritmi vjetor i punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i dytë i vitit 2019 në tremujorin e dytë të vitit 2020, ra me -3,6 %.

Në terma vjetorë, goditjen më të madhe në këtë drejtim e ka pasur sektor sektori i bujqësisë dhe industrisë, respektivisht me -3.7 për qind,  dhe me -3,4 % sektori i shërbimeve. Ndërsa  krahasuar me periudhën Janar-Mars, 2020, në tremujorin e dytë të këtij viti, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u ul me 2,6 %. Punësimi pësoi ulje në sektorin e bujqësisë me 1,1 %, në sektorin e industrisë me 6,2 % dhe në sektorin e shërbimeve me 2,3 %.   Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,6 %. /Scan