Pankarta dhe mesazhe të forta, ja çfarë nuk u pa nga protesta kundër abuzimeve të fëmijëve në Tiranë

Protesta nisi në Sheshin “Skënderbej” dhe vijoi në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit...

Një marshim protestë është zhvilluar ditën e sotme në Tiranë për fëmijët e abuzuar.

Protesta nisi në Sheshin “Skënderbej” dhe vijoi në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Marshimi u nxit pas rastit të rëndë të përdhunimit të një 15-vjeçareje nga disa persona në Mirditë. Protestës iu bashkuan qytetarë të ndryshëm, vajza dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Disa prej parullave në këtë protestë ishin “Mos ma vrit fëmijërinë, eduko dalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm” etj.

Edhe presidenti Ilir Meta ka reaguar duke dënuar rastet e fundit të abuzimit seksual dhe duke u solidarizuar në mbështetje të protestave kundër këtij krimi. Krim që sipas Metës meriton ndëshkim të rëndë ligjor.