Paralajmërimi i ekspertëve të Shëndetësisë: COVID mund të bëhet endemik. Duhet të mësohemi të jetojmë me të

Sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins”, më shumë se 107 milionë njerëz janë prekur në të gjithë botën nga pandemia e COVID, si dhe ka pasur më shumë se 2.36 milionë humbje jetësh.

Gjithnjë e më shumë mjekët dhe zyrtarët e shëndetit publik po paralajmërojnë se edhe me përhapjen masive të vaksinave të sigurta dhe efektive për COVID – 19, kjo pandemi mund “të vendoset” përjetësisht në mesin tonë.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, Dr. Anthony Fauci, CEO i Moderna-s, Stephane Bancel, si dhe Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetit për Programin e Emergjencave Shëndetësore, Dr. Mike Ryan, janë shprehur javëve të fundit se COVID – 19 mund të mos zhduket kurrë.

Sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins”, më shumë se 107 milionë njerëz janë prekur në të gjithë botën nga pandemia e COVID, si dhe ka pasur më shumë se 2.36 milionë humbje jetësh.

David Heymann, profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, paralajmëroi në Tetor se virusi dukej se do të vazhdonte të bëhej endemik; pra do të vijonte të jetonte midis njerëzve. Ai riafirmoi pozicionin e tij këtë javë gjatë një webinari online.

“Unë mendoj se nëse flisni me shumicën e epidemiologëve dhe shumicën e punonjësve të shëndetit publik, ata do t’ju thonë sot se besojnë se kjo sëmundje do të bëhet endemike, të paktën në një periudhë afatshkurtër dhe ka shumë të ngjarë në një periudhë afatgjatë” u shpreh  Heymann, i cili ka pasur rol edhe gjatë epidemisë SARS në 2002 – 2003. /scan