Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 18°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 21°C.
Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04°C deri në 12°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 15°C.



