Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16ºC në 32ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 38ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 40ºC.
Era do të fryejë në drejtim Verior- Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 17ºC deri në 30ºC dhe në zonat e ulëta nga 22ºC në 33ºC.