Transformimi i fushës së vjetër në Zharrëz, në një hapësirë të përbashkët kreative është projekti i radhës i bashkisë së Patosit që synon të zhvillojë urbanizimin e kësaj zone.
Projekti për ndërtimin e Parkut Qendror synon krijimin e zonave sportive si pistë vrapimi, zona çiklizmi, fushë futbolli, zona e pushimit – piknikut, zonave të shërbimeve dhe krijimi i një ambienti për amfiteatër, si edhe pedonale ndërlidhëse.
Projekti synon të ritrajtojë hapësirat e oborrit të shkollës dhe komunës, ku do të pozicionohet edhe një mbikalim që do të lidhë të dyja anët e rrugës, duke u ardhur në shërbim nxënësve të shkollës dhe duke shmangur lëvizjen mes automjeteve në këtë aks.
Ndërkohë në këtë njësi administrative janë duke u zbatuar projekte dhe duke u realizuar investime të miratuara.
https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1933923309987643/
Burimi: ATSH


