Pas 18-ditësh në grevë urie, Navalny në gjendje kritike për jetën. Mjekët: Do të vdesë nëse…

Mjekët kanë deklaruar se kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, “do të vdesë brenda ditëve të ardhshme”, nëse nuk i jepet kujdesi mjekësor.

Sipas BBC, mjekët potencuan se rezultatet e fundit të testit të gjakut tregojnë se ai mund të pësojë arrest kardiak ose dështim të veshkave në çdo moment.

Navalany ka qenë në një grevë urie për 18 ditë, për të kërkuar trajtimin e duhur për dhimbje akute të shpinës dhe mpirje të këmbës.

Katër mjekë, përfshirë mjekja e tij personale, Anastasia Vasilyeva, iu kanë shkruar zyrtarëve të burgut për të kërkuar leje për ta parë atë urgjentisht.

Në letrën, të cilën Vasilyeva e publikoi në Twitter, ekspertët thanë se kaliumi i Alexei Navalny kishte arritur në “nivele kritike”.

Alexei Navalny, 44-vjeçar, pothuajse vdiq në muajin gusht të vitit 2020, kur u helmua me agjentin nervor Novichok.

Ai akuzon presidentin rus Vladimir Putin se gjoja urdhëroi helmimin e tij, të cilin Kremlini e mohon.