Pas 18 Majit fillojnë fluturimet ajrore

Nga data 18 maj priten të lehtësohen më tej masat kufizuese, duke lejuar të hapen baret dhe restorantet në ambjentet e jashtme.

Pas datës 18 maj pritet të fillojnë edhe udhëtimet hyrëse edhe dalëse në vendin tonë, qoftë nga ajri qoftë nga toka, deklaroi kryeministri Rama në një takim virutal me Komitetin Teknik.

“Do të vazhdojmë të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datën 18 janë ato që janë. Pastaj do të vijë procesi i hapjes edhe të flukseve për të hyrë në Shqipëri qoftë nga ajri, qoftë nga toka dhe aty do të jetë një tjetër sfidë”.

Nga data 18 maj priten të lehtësohen më tej masat kufizuese, duke lejuar të hapen baret dhe restorantet në ambjentet e jashtme.