Pas ankesa të maturantëve reagon Drejtoresha e Qendrës Arsimore

Pas protestës së maturantëve reagon Drejtoresha e Qendrës Arsimore: “Refuzohen kërkesat testi nuk ka asnjë gabim”

Drejtoresha e Qendrës Arsimore, Rezana Vrapi ka réfuzuar kërkesat e maturantëve të cilët protéstuan para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme. Ata shprehën pakënaqësitë e tyre në lídhje me provimin e Gjuhës Shqipë dhe Letërsisë ku dhe kanë kërkuar rishikim.
Në një prononcim për mediat, Vrapi tha se testi nuk kishte asnjë gabim dhe se është hartuar duke u marrë parasysh të gjitha protokollet.

“Jam informuar për reagimin e disa maturantëve dhe pretendimi i tyre i parë qëndron për pyetje jashtë programit në test. Bej me dije se asnjë pyetje nuk është jashtë programit orientues. Ne i kemi verifikuar një më një, dhe ky pretendim nuk qëndron. Mënyrë si ndërtohen testet kanë një procedurë rreptësisht të ndjékur, nuk janë teste që bëhen për një ditë. Një nga veçoritë e këtij procesi është ndértimi i niveleve të vështirësisë së testit, ne ndjékim procedurat të përcaktuara në metodologjinë tonë.

Të gjitha këto kompetenca janë të përcaktuara në programin orientues. Ka një ekip që ndërton pyetjet dhe një ekip verifikues, pra teza kalon në dy duar. Prandaj nëse kanë pretendime për pyetje konkrete, se deri tani nuk kanë pyetje konkrete. Duke qenë që jemi në një periudhe pandemie, provimet korrigjohen nga një numër i madh mësuesish që qëndrojnë afër njëri-tjetrit dhe u zgjodh të ishin pyetje me alternativa për ta lehtësuar këtë, vetëm për këtë vit. Dhe pyetjet me alternativa janë më të mira.Rezana Vrapi - Shqiptarja.com

Nuk vlerësojnë aftësitë krijuese, dhe për ketë u ndërtuan një sërë pyetjesh në lidhje me hyrjen apo zhvillimin e esesë.

Në përfundim të gjithë procesit, kur ne korrigjojmë teste e maturantëve, ne shikojmë kurbën e shpërndarjes dhe nëse do ketë një arsye për të rishikuar pjesën e shpërndarjes së pikëve, patjetër që kjo do bëhet. Do bëjmë analizën dhe pastaj shpalljen e rezultateve. Nuk do ketë rivlerësim sepse testi nuk kishte probleme shkencore. Kur të shpallim rezultatet do bëjmë edhe shpalljen e secilit variant që nxënësit kanë pasur. Për sistemin e pikëve do bëhet analiza në fund të daljes së rezultateve, në lídhej me rishikimin e testitit nuk shoh asnjë arsye për shkàk të procedurës që ne ndjekim hartimi i testit ka protokolle shumë të përcaktuara.

Dhe përderisa unë nuk kam asnjë lloj pretendimi konkret, nuk shoh asnjë arsye pasi i gjithë ekipi thotë se testi nuk ka asnjë lloj problemi. Nëse ka mësues që kanë këto pretendime të ulemi, por nuk i ndjek akùzat në rrjetet sociale. Kushdo të vijë në mënyrë zyrtare të ulet me ekipin, të shikojmë testin dhe pretendimet e secilës palë. Ju them me bindje se testi nuk ka asnjë gàbim”, tha ajo

Protesta vazhdoi për më shumë se tre orë ku dhe tensionet dhe acarimet nga maturantët ishin të pranishme.Wake Up/ Rezana Vrapi: Vlerësimi elektronik në testet e maturës ...