Pas borës, rikthehet një javë me diell! Shërbimi Meteorologjik: Ngrica të forta në të gjithë territorin

Për t’u theksuar është se për shkak të temperaturave të acarta pritet që ngricat dhe akullëzimi të jenë tepër të forta në pjesën më të madhe të territorit dhe kryesisht përgjatë orëve të natës dhe orët e para të mëngjesit.

Vendi ynë u përfshi këtë fundjavë nga reshjet e dendura të dëborës ndërsa për javën që presim përpara parashikohet të dominojë moti i kthjellët por me temperatura të acarta.

“Në këtë mënyrë nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare. Dita e Enjte parashikohet të ketë edhe alternime vranësirash ndërsa java mbyllet me ditën e Premte me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra me diell.

Era nesër do të fryjë relativisht intensive me drejtim juglindje – verilindje dhe shpejtësi deri në 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Me kalimin e ditëve itensiteti i erës bie por ajo do të vijoj të fryjë me drejtim kryesor juglindje – verilindje dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s” njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.