-1.5 C
Tiranë
E premte, 28 Janar, 2022

Pas debatit Basha-Berisha, Rama: Dy të marrë! Njeri kërkon të rrijë aty, tjetrin e gënjen mendja se jeta e tij do bëhet më pak e hidhur

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social ‘Facebook’ një thënie nga Samuel Beckett.

Kujtojmë se ditën e stome, ish-kryeministri Sali Berisha mbajti takim brenda selisë, nga ana tjetër kreu i PD-së Lulzim Basha pas përfundimit të takimit të ish-kryeministrit Berisha, zhvilloi një konferencë ku pati tona të ashpra ndaj Berishës, ndërsa e akuzoi se është bërë oksigjen i kryeministrit Rama.

Duket se kryeministri Rama, ka zgjedhur të japë mesazhe jo të drejtpërdrejta, duke cituar shkrimtarin e njohur që duket se në fokus ka zhvillimet brenda opozitës.

Statusi:

THËNIE E DITËS

Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet njëçikë më pak e hidhur.

Samuel Beckett

Rama

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme