Emigrantët shqiptarë që u kthyen në atdhe për pushime janë duke u larguar. Fluks të shtuar ka në pikat e kalimit kufitar tokësor, por fluksi më i madh duket se është ne portin e Durrësit aty ku çdo ditë lundrojnë drejt Italisë me mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë në perëndim.
Pas përfundimit të pushimeve në Shqipëri, emigrantët kanë nisur të kthehen në Itali, ku me fillimin e muajit shtator, rinis dhe rutina e tyre e përditshme në punë apo shkollë.
Porti i Durrësit po përballet me një fluks të madh njerëzish dhe automjetesh. Vetëm në orën 13:00, janë larguar këtë të diel 4000 pasagjerë si dhe 940 automjete.
E njëjta situatë ka qenë përgjatë gjithë javës së kaluar, por në 24 gusht, është shënuar kulmi i largimeve me 4870 pasagjerë dhe 1045 automjete. Numri i pasagjerëve që janë nisur këtë fundjavë nga sheshi i trageteve Durrës për në Itali është 8584.



