Pas sulmit në Vlorë, të shtëna me armë zjarri edhe në Korçë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë.

Sipas “News 24”të shtënat kanë qenë në drejtim të një banese private, ndërsa për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë mbledhur forca të shumta policie, ndërsa për momentin nuk ka të tjera detaje rreth ngjarjes.

Pak minuta më herët, si pasojë e një sulmi me armë mbeti i plagosur një shtetas 36-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje.