Pas takimit të delegacioneve Erdoğan dhe Conte do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për media

Pas takimit të delegacioneve Erdoğan dhe Conte do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për media

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka pritur në takim kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri italian me ftesë të Erdoğanit, vizitën e parë të punës pasi erdhi në detyrë e zhvilloi në Ankara, ku u prit nga nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay.

Takimi Erdoğan-Conte kokë me kokë zgjati një orë e gjysëm dhe ishte i mbyllur për media. Pas takimit të delegacioneve Erdoğan dhe Conte do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për media.

Lajme të ngjashme