Pas vdekjes së zv/ministrit mbyllet për dy ditë pista e skive në Brezovicë

Pista e skive në Brezovicë është mbyllur përkohësisht, pas vdekjes së zv/ministrit të Diasporës në Kosovë Arian Daci.

Pista e skive në Brezovicë është mbyllur përkohësisht, pas vdekjes së zv/ministrit të Diasporës në Kosovë Arian Daci.

Drejtori i Agjencisë së Mjedisit, Ilir Morina ka njoftuar se pas humbjes së jetës së zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, është marrë vendim që të mbyllet qendra e skive në Brezovicë për dy ditë, në mënyrë që të vazhdohen hetimet, por edhe për shkaqe sigurie.

Trupi i të ndjerit Daci, u dërgua për në Prishtinë, ku do t’i nështrohet mjekësisë ligjore.

Morina pasi i ka shprehur ngushëllime familjes Daci, ka theksuar se në bashkëpunim me prokurorin, kanë marr vendim për mbyllejn e e Qendrës së Brezovicës.

“Në konsultim me prokurorin Qerkini, kemi marr vendim që për dy ditë qendra të mbyllet, për vazhdimin e hetimeve dhe të situatës, të vërtetimit të çështjeve, dhe masave të cilat kanë munguar ose duhet të merren në të ardhmen. Në fakt Agjencia e Mjedisit mbrëmë ka paralajmëruar, që gjendja është shumë e vështirë, për shkak të reshjeve shumë të mëdha brenda dy-tre ditëve, dhe nuk ka qenë  e mundur të pastrohen as rrugët, as pista, pra e gjithë qendra, përkundër një angazhimi shumë të madh, janë paralajmëruar. Por dashamirësit e sporteve ekstreme, i dinë rregullat, por dalin pak jashtë rregullave”, tha Drejtori i Agjencisë së Mjedisit, Ilir Morina./OraNews