Pasi u infektuan 15 persona me Covid, mbyllet ‘Call Center’-i në Tiranë

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur Call Center-in ku u regjistruan 15 raste të reja me COVID-19, të gjithë kontakte të një rasti!

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur Call Center-in ku u regjistruan 15 raste të reja me COVID-19, të gjithë kontakte të një rasti!

Vendimi i marrë me vonesë, erdhi pas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, për inféktimin e 15 punonjësve, të cilët vijonin punën gjatë kësaj periudhe në kùndërshtim me masat e ndërmarra nga qeveria për të parandaluar pandeminë.

Ministria nuk dha asnjë detaj në lidhje me këtë burim inféksioni, por Gazeta Tema shkruan se bëhet fjalë për Call-Centerin ‘CTA Groups’, që ndodhet në ish-Uzinën Tirana në zonën e Laprakës.

Burime pranë gazetës bëjnë me dije se call-centeri në fjalë ka opéruar i pashqetësuar gjatë të gjithë kohëzgjatjes së gjendjes së emérgjencës dhe se rastet e shumta të të inféktuarve koronavìrus, janë dukshëm rezultat i mospërlljes së masave qeveritare në kushtet e pandemisë.

Prej dy javësh tashmë, edhe lokalet pranë zonës janë hapur, dhe frekuentimi i të paktën njërit prej tyre nga këta punonjës, e bën edhe me të frikshme situatën!

Një banore e zonës, ka kontaktuar me iconstyle.al, duke shprehur shqetësimin e saj në lidhje me përhapjen e virusit.

“Punëtoret akoma vazhdojnë të punojnë tek ky call center dhe sot. Lokalet janë plot aty, fëmijët e lagjes vërdallë tyre,dyqani hapur ku kanë blerë çdo ditë puntorët. Të paktën të vinë të izòlojnë zonën se aty e sigurt do dalin me qindra raste pozitivë! Vetëm Zoti na ndihmoftë!”