23.5 C
Tiranë
E martë, 3 Gusht, 2021

Patrick Schick realizon supergolin e Euro 2020, Republika Çeke fiton në Skoci

Vijon spektakli në Euro 2020. Nëse një natën më parë shijuam pesë gola në fitoren 3-2 të Holandës ndaj Ukrainës, dita e sotme nisi me ndeshjen Skoci-Çeki. Fitoi Republika Çeke 2-0.

Në këtë ndeshje u realizua goli më i bukur, të paktën deri tani nuk mund ta konkurrojë asnjë. Patrick Schick shënoi nga mesfusha, teksa mposhti portierin Marshall me një parabolë të pakapshme.

Një gol vërtet i jashtëzakonshëm dhe që vështirë do të mund të kalohet nga ndonjë tjetër. Kjo ndodhi në minutën e 52-të. Goli i parë erdhi në minutën e 42’ për miqtë me të njëjtin autor.

Topi në rrjetë dhe festë e ligjshme e sulmuesit të Çekisë që zgjidh ndeshjen i vetëm. Miqtë mbrohen mirë deri në fund dhe marrin kreun e Grupit D bashkë me Anglinë.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme