Paul Pogba dhe Ndombele pozitiv me Covid-19

Paul Pogba e Tanguy Ndombele kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, njoftoi trajneri i kombëtares së Francës dhe si rezultat janë përjashtuar nga skuadra kombëtare...

Paul Pogba e Tanguy Ndombele kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, njoftoi trajneri i kombëtares së Francës dhe si rezultat janë përjashtuar nga skuadra kombëtare.

Dyshja e Premier League rezultoi pozitive pas përfshirjes në skuadrën kombëtare për ndeshjet e Ligës së Kombeve muajin që vjen, raporton Top Channel.

Trajneri Deschamps dha lajmin në një konferencë shtypi dhe emëroi 17-vjeçarin Eduardo Camavinga si një nga zëvendësimet.

Kamionët e botës në fuqi po përgatiten për ndeshjet kundër Suedisë e Kroacisë.

Ndërsa sezoni i ri i Premierligës nis më 12 shtator, vetëm tetë javë pas mbylljes së sezonit të shkuar, pas zgjatjes së paprecedentë prej pandemisë së koronavirusit.

Në skuadrën londineze të Chelsea, janë vendosur në karantinë futbollistët Mason Mount, Tammy Abraham, Fikayo Tomori e Christian Pulisic, pasi kishin qenë në pushime në ishullin grek Mykonos.

Rregullat e reja të Premier League parashikojnë që testi i koronavirusit të kryhet dy herë në javë për lojtarët.