PD vendos të votojë pro zgjatjes së mandatit të Vetingut

Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e Vetingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës territoriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore. Vendimi u morr sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.

“Pa një drejtësi të fortë, të pastër dhe të pavarur Shqipëria nuk do te këtë progres ekonomik dhe as në rrugën drejt integrimit. PD është kontribuesja më e madhe e procesit të integrimit europian, dhe kurrë nuk do të ndërmarrë ndonjë vendim kundër apo që e dëmton këtë proces”, është shprehur Lulzim Basha para deputetëve.

Pas votimit për zgjatjen e mandatit për organet e Vetingut, Parlamenti do të votojë për ngritjen e 2 komisioneve për zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të PD.

Në dhjetor të 2021 Komisioni i Venecias rekomandoi vijimin e procesit të Vettingut në Shqipëri, si një procedurë në përputhje me standardet europiane.

Të martën delegacioni i BE dhe ambasada Amerikane u bënë thirrje deputetëve që të votojnë pro. Edhe përfaqësuesit e OSBE-së në Tiranë deklaruan një ditë më parë se mbështesin zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vettingut.

Nga maxhoranca ka pasur thirrje të njëpasnjëshme për zgjatjen e mandatit të Vettingut.

Mandati aktual i organeve të Vetingut përfundon në qershor 2022, ndërsa me zgjatjen e propozuar do të përfundojë në fund të vitit 2024.