Pengohet një sulm mbi policinë në Katalonjë

Zyrtari policor Rafael Comes, tha se sulmuesi nuk ka qenë i lidhur me një celulë e cila vitin e kaluar kreu sulme terroriste në Barcelonë dhe Cambrils

Policia ka neutralizuar personin i cili u përpoq të përdorte armë të ftohtë, gjatë një sulmi mbi policinë e Katalonjës në Spanjë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Një person hyri në stacionin policor në Corneli me qëllim të sulmojë policët. Sulmuesi është qëlluar”, thuhet në postimin në Twitter të policisë katalunase Mossos.

Zyrtari policor, Rafael Comes, tha se sulmuesi nuk ka qenë i lidhur me një celulë e cila vitin e kaluar kreu sulme terroriste në Barcelonë dhe Cambrils.

Comes tha se rasti në fjalë është diçka serioze dhe se po trajtohet si një sulm terrorist, pasi sulmuesi kishte një qëllim të qartë, të vras, për çka policia qëlloi mbi të, për të mbrojtur veten.

Mediat spanjolle shkruajnë se sulmuesi është një 29 vjeçar me origjinë algjeriane, por që ka poseduar dokumente spanjolle të identifikimit.

Kujtojmë se në sulmet terroriste më 17 dhe 18 gusht të vitit të kaluar në Barcelonë dhe Cambrils, mbetën të vrarë 16 persona.