Peqin, godet me mjet prerës djalin, arrestohet

Në pranga ka rënë 64- vjeçari me iniciale Y.S. banues në fshatin Vashaj, Peqin...

Një person është arrestuar nga policia e qytetit të Peqinit, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij. Në pranga ka rënë 64- vjeçari me iniciale Y.S. banues në fshatin Vashaj, Peqin.

Arrestimi i tij u bë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me thikë djalin e tij, i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”./Klan