Për herë të parë pas pandemisë tifozët italianë mund të shohin ndeshjet në stadium

Në stadium do të lejohen deri në 1 mijë persona.

Pandemia e koronavirusit vijon të jetë një shqetësim në mbarë botën, megjithatë futbolli dalë ngadalë po tenton t’i rikthehet normalitetit.

Për herë të parë që nga izolimi edhe në Itali është marrë vendimi që të paktën një stadium të hapë dyert për tifozët. Është fjala për ndeshjen miqësore mes Parmës dhe Empolit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Tardini”.

Konfirmimi ka ardhur nga klubi i Parmës, duke e bërë “Tardini”-n stadiumin e parë që hap dyert për tifozët në Itali. Në stadium do të lejohen deri në 1 mijë persona.