Përfundon rinumërimi në KAS i 114 kutive të Beratit, LSI ngushton diferencën

LSI-së nuk mjafton për të marrë mandatin...

KAS ka përfunduar rinumërimin e 114 kutive të Beratit. Rezulton se LSI nuk e merr mandatin që pretendon pasi është rritur me vetëm 15 vota dhe diferenca është ngushtuar nga 77 në 58 vota.

Po ashtu PS është ulur me 18 vota. Me këtë rezultat LSI përfundon pa asnjë mandat në qarkun e Beratit.

Ndërkohë PS pas këtij rinumërimi konfirmohet sërish me 5 mandate kurse PD me 2 mandate.