Përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit, Ambasadorja Yuri Kim takon Kreun e Policisë së Shtetit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Takimin znj. Kim e ka bërë të ditur përmes një postimi në twitter, ndërsa shkruan se me kreun e Policisë bisedoi për përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit.

“Veliu konfirmoi detyrën e punonjësve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.” – shkruan Ambasadorja Kim.