Përmbytjet në Shkodër/ Voltana Ademi anashkalon situatën e rëndë, telefonon Ballukun, i ‘ankohet’ për mbetjet: Çështja po trajtohet, nëse nuk zgjidhet ne do gjejmë mënyrën

Ademi zbulon se ka pasur një bisedë telefonike me ministren Belinda Ballukun pas kërkesës që i bëri ministrit Klosi. Kryetarja e Bashkisë tregon se iu është transmetuar se për çështjen po punohet ndërkohë që do të ketë komunikim dhe ditën e sotme.

Qyteti i Shkodrës është në një situatë të rëndë për shkak të përmbytjeve në vend ndërsa Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi është shumë e shqetësuar për mbetjet në vend. Ademi shkruan në ‘Facebook’ se situata është dhe më e rënduar ditën e sotme e se bëhen tre ditë që e kanë të pamundur që të depozitohen mbetjet për shkak të rritjes së çmimit.

Ademi zbulon se ka pasur një bisedë telefonike me ministren Belinda Ballukun pas kërkesës që i bëri ministrit Klosi. Kryetarja e Bashkisë tregon se iu është transmetuar se për çështjen po punohet ndërkohë që do të ketë komunikim dhe ditën e sotme.

‘Bashkia Shkodër do të bëjë përpjekje për të gjetur një mënyrë alternative për heqjen e mbetjeve nga qyteti dhe njësitë administrative. Nëse mbetjet ndodhen në fushë, në zonën e qytetit, ne do të gjejmë një vendndodhje tjetër, të përkohshme për heqjen e tyre. Kjo si një mënyrë emergjente, e përkohshme, deri në zgjidhjen e çështjes.’- shkruan Ademi.

POSTIMI I PLOTË I VOLTANA ADEMIT:

Situata e çeshtjes së mbetjeve urbane, bëhet edhe më e rënduar ditën e sotme. Sot është dita e tretë që bëhet i pamundur depozitimi i mbetjeve për shkak të rritjes së çmimit me 43%.Kemi mundur të menaxhojmë situatën duke rritur numrin e mjeteve që janë sjellë nga Operatori për të mbledhur mbetjet, të cilat janë të depozituara në këto makineri. Nga ana tjetër, Operatori ka ndihmuar për zbrazjen me sa ka patur mundësi të mbetjeve në qytetin e Shkodrës.Ndërkohë, vazhdojmë të kemi probleme shumë të mëdha lidhur me nevojën për depozitimin e menjëhershëm të mbetjeve. Mbrëmë kam patur komunikimin e fundit me zj. Balluku, ministre e Infrastrukturës, pas kërkesës për ministrin Klosi. Nga biseda me zj. Balluku më është transmetuar se ata po trajtojnë çështjen dhe sot gjatë ditës do të kemi komunikim për çështjen në fjalë.Në qoftë se çështja nuk do të zgjidhet, Bashkia Shkodër do të bëjë përpjekje për të gjetur një mënyrë alternative për heqjen e mbetjeve nga qyteti dhe njësitë administrative. Nëse mbetjet ndodhen në fushë, në zonën e qytetit, ne do të gjejmë një vendndodhje tjetër, të përkohshme për heqjen e tyre. Kjo si një mënyrë emergjente, e përkohshme, deri në zgjidhjen e çështjes.