Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për të gjithë të arrestuarit për plagosjen e Liljana Jeremijas, një kalimtare e rastit.
Gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme, trupa gjykuese ka vendosur që të lërë në burg Ension Burakun, Argjend Rexhën, Riad Gjeladinin dhe Liridon Lushin.
Objekti i vërtetë i përplasjes me armë zjarri ishin Mirsad Meta, po ky i fundit ia hodhi pa asnjë shenjë dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës.
Mbrëmjen e 5 shkurtit në pedonalen e Shkodrës, Argjend Rexha 31-vjeç, Rihad Xheladini 20-vjeç dhe Ension Buraku, 24-vjeç, qëlluan me armë zjarri në drejtim të Mirsad Meta, 26-vjeç. Ky i fundit u përgjigj me breshëri plumbash. Meta dyshohet se është personi që më 26 janar i ka vënë tritol makinës së Ornela Burakut, efektives së Policisë në Durrës.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si hakmarrje, pasi Ension Buraku, vëllai i efektives bashkë me shokët hapi zjarr ndaj Metës, ku ky i fundit iu përgjigj me breshëri plumbash. Po kështu burimet bëjnë me dije se tritoli i vendosur në Durrës, nuk ka qenë për efektiven e policisë, por pikërisht për vëllain e saj, Ension Buraku.



