Përplasje mes studentëve të pavaksinuar dhe policisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë

Studentët e pavaksinuar janë përplasur me tre policët e vendosur në hyrje të godinës së Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë sot me nisjen e vitit të ri akademik.

Pjesë nga debati:

“Nuk vuaj për bukën e gojës, por për cilësi, të gjithë ne vuajmë për cilësi”, tha një prej studentëve.

“Vaksinimi”, tha njëri prej personave që qëndron në derë.

“Hapeni rrugën për studentët! Çfarë vaksinimi m”, tha një tjetër student që është kundër rregullit për vaksinimin.

Studentët që kanë kundërshtuar hapur rregullat e vaksinimit me detyrim kanë paralajmëruar protesta, deri në heqjen e masave.

Edhe në fakultete të tjera në vend studentët kanë kundërshtuar rregullat e vendosura, ndërsa janë bërë edhe lëshime duke i lënë të hyjnë në godinë.