0.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Janar, 2022

“Përulem para demokratëve”/ Berisha: Mbi 44 mijë anëtarë votuan pro shkarkimit të Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se anëtarësia e PD ka votuar në referendum pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga posti i PD. Ai tha më tej se nuk mund të ndalohet lëvizja e njerëzve të lirë për dinjitet.

“Një falenderim të përzemërt për ata që janë këtu dhe demokratëve shqiptarë. Të cilët firmosën sot më 18 dhjetor në një akt madhor në një monument madhështor të lrisië së pluralizmit politik, referendumin e parë të thërritur nga anëtarësia e një force politike në historinë e Shqipërisë, por mundet edhe më gjerë. Ndaj unë dua të përulem me nderimin më të madh para dhjetëra mijëra, më saktë para mbi 44 mijë demokratëve, që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishitare, largimin e peng Bashës. Jeni dëshmitarë të përpjekjeve të turpshme të narkoshtetit. Mjafton tu rikujtoj ju paraqitjen me orë të tëra në studio të pengmarrësit në ndihmë të pengut të tij. Asgjë nuk mund të ndalë njerëzit e lirë në realizimin e qëllimeve të tyre. S’ka forcë që pengon njerëzit e lirë”, tha Berisha.

Ndër të tjera Berisha falenderoi Komisionin e administrimit të referendumit.

‘Dua t’i jap fjalën komisionit që administroi referendumin. Është I njëjti komision që menaxhoi kuvendin historic të 11 dhjetorit dhe po me kaq përgjegjësi e transparencë absolute drejtoi referendumin e parë në histori.’ përfundoi Berisha.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme