Pfizer parashikon se do të fitojë 15 miliardë dollarë nga shitjet e vaksinave!

Për të arritur këtë objektiv, sipas Reuters,Pfizer do të duhet që të dërgojë mesatarisht 10 milionë doza në javë, çka nënkupton një dyfishim të kapaciteteve të deritanishme.

Kompania farmaceutike Pfizer parashikohet të fitojë 15 miliardë dollarë këtë vit duke hyrë në histori si një nga kompanitë e kësaj fushe me fitimet më të mëdha të realizuara ndonjëherë.

Kompania po has vështirësi në shpërndarjen e 2 miliardë dozave të vaksinës për vitin 2021, në një kohë garë vdekjeprurëse me virusin ku deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 2 milionë persona.

Deri më tani Pfizer ka furnizuar 65 milionë doza globalisht dhe 29 milionë doza për Shtetet e Bahskuara të Amerikës. Deri në fund të majit, pritet që të furnizojë me 200 milionë doza të tjera SHBA-në.

Për të arritur këtë objektiv, sipas Reuters,Pfizer do të duhet që të dërgojë mesatarisht 10 milionë doza në javë, çka nënkupton një dyfishim të kapaciteteve të deritanishme.

Në Europë po hasen vështirësi në shpërndarjen e vaksinave megjithatë kompanitë Pfizer/Biontech deklaruan se janë në rrugën e duhur për të mbajtur angazhimin e kontratës. /Scan