Nga Maliq Hasa
Prej 10 ditësh dyshja Izrael-SHBA dhe Irani janë përfshirë në një konflikt të armatosur, konflikt ky që ka përfshirë edhe vende të tjera të Gjirit. Pas nisjes së sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe vrasjes së shumë drejtuesve të këtij vendi, duke përfshirë dhe liderin suprem të tij, Hamenej, raketat e Iranit janë lëshuar drejt një sërë vendeve, duke vënë në dukje pikëpyetje shumë të mëdha të kësaj lufte.
Përtej analizave të shumta që janë bërë në media dhe në politikë, si nga vendet perëndimore dhe ato të rajonit, në këtë shkrim do të mundohemi të sjellim në vëmendje disa tema që lidhen me luftën, duke i shoqëruar ato me pikëpyetjet përkatëse.
Dëshira e Izraelit për ‘tokën e premtuar’
Edhe pse nuk janë dhe nuk mund të jenë të tillë, izraelitët vetëprezantohen ndaj gjithë botës si një popull i zgjedhur dhe se toka ku një pjesë mirë e tyre janë mbledhur dhe kanë formuar shtetin e tyre pas 1940-ës, bazuar në padrejtësi dhe genocid të vazhdueshëm ndaj popullit palestinez, ata vazhdojnë të jetojnë në këtë ëndërr dhe në këtë këndvështrim agresioni i tyre duket se po merr përmasa të mëdha rajonale. Genocidi në Gaza ishte treguesi më i madh i kësaj prove, por kjo patjetër që është vetëm maja e atij genocidi të cilin ata e vijojnë tashmë në mënyrë periodike që nga ardhja e tyre në këtë vend.
Dëshira e tyre e madhe për luftë duket se këtë herë është drejtuar drejt Iranit. Edhe pse nuk kanë një arsye për të nisur luftë, qoftë për vetëmbrojtje apo një kërcënim tjetër real ndaj tyre, pretekstet që shpalosin për të legjitimuar këtë luftë nuk kanë të mbaruar. Në këtë rast, sikurse edhe e nisëm shkrimin, duhet të ngrejmë pikëpyetjet tona, pikëpyetje këta që jo rrallëherë janë cekur në media të ndryshme që njohin mjaft mirë marrëdhëniet mes Izraelit dhe Iranit:
Mos vallë Izraeli dhe Irani vijojnë të jenë pjesë e një marrëdhënieje të fshehtë, e cila shërbeu prej vitesh për përhapjen e pushtimit izraelit në rajon?
Cilët ishin pazaret që ato kishin ata mes tyre dhe që për një farë arsye e çuan këtë marrëdhënie deri në një përplasje fizike?
Mos vallë Izraeli ka gjetur bashkëpunëtorë të tjerë të gatshëm për të realizuar ëndrrën e tij në rajon dhe si rrjedhojë e ka zëvendësuar Iranin?
Dhe sa e sa dhjetëra mijëra jetë të pafajshme duhet të humbasin dhe sa e sa herë duhet të nëpërkëmben haptazi të gjithë ligjet e të drejtës ndërkombëtare në mënyrë që arroganca e pangopshmëria e këtij palo shteti do të vazhdojë të supozohet si diçka e mirë dhe një sukses i arritur në një periudhë të shkurtër?
SHBA-ja dhe pikëpyetjet rreth saj
Një supërfuqi ashtu si SHBA pa dyshim që nuk është e lehtë të tërhiqet për hundësh drejt një konflikti të armatosur dhe kaq të gjerë ashtu si ky i Iranit… Prandaj edhe kushdo që mundohet të zgjidhë ekuacionin e këtij konflikti do të kërkonte një prapaskenë logjike dhe që do të përputhej edhe me ideologjinë si të SHBA-së, ashtu edhe të Izraelit.
Pra ç’kërkon SHBA-ja në një rajon kaq të largët nga tokat e saj? A ndihet ajo e kërcënuar nga raketat e Iranit? Në botë ka vende shumë më armiqësore ndaj SHBA-së, vende që mund të konsiderohen si një kërcënim i lartë, ashtu si rasti i Koresë së Veriut pasi ky vend posedon raketa me rreze që mund të kërcënojnë integritetin territorial të SHBA-së, por kjo e fundit asnjëherë nuk ka sulmuar fizikisht dhe drejtpërdrejt Korenë e lartcilësuar…
Krahas kësaj panorame aspak të këndshme dhe aspak të zakonshme gjithashtu, këto ditë po dëgjojmë në media shumë pretendime që tentojnë t’i veshin një farë legjitimiteti asaj që ato e quajnë luftë dhe që nisi pikërisht me një sulm ndaj një shkolle vajzash minorene ku humbën jetën më shumë se 160 prej tyre.
Ndoshta në serinë e luftërave të iniciuara në këtë mënyre deri më sot në majft vende të botës kjo që po ndodh mund të vlerësohet edhe si një film i përsëritur, pasi në të gjitha këta luftëra arsyetimet kanë qenë pak a shumë gjithnjë të njëjta dhe të drejta, sipas tyre. Mirëpo ato që janë përjetuar në Libi, Irak, Siri dhe shumë vende të ngjashme kanë përfunduar me vrasjen e qindra mijëra, ndoshta miliona civilëve të pafajshëm.
Nisur nga qasja e mësipërme do të ishte me vend të drejtonim një pyetje të tillë:
A mund ta konsiderojmë SHBA-në si lodër ose siç i themi ne shqiptarët si mashën e Izraelit në rajon?
Çfarë e detyron SHBA-në të bjerë në këtë nivel, ç’është ajo që i detyrohet shtetit izraelit ose qarqeve të ndryshme brenda tij sa nuk mund t’i refuzojë kërkesat edhe kapriçot e këtij shteti? Nëse nuk ka një detyrim apo domosdoshmëri të kësaj natyre atëherë ajo që duhet të pyesim do të ishte: Mos vallë mbreti i fronit të superfuqisë botërore ka nisur të kuptojë se do e humbasë këtë fron? Krahas pyetjeve në këtë pikë do të ishte e drejtë të zbardhnim diçka. Pas sulmit që deri diku ishte jo i papritur kundrejt Venezuelës dhe drejtuesve të saj, ishte e qartë që SHBA-ja i kishte kthyer sytë drejt Iranit dhe një nga arsyet e kësaj lufte padyshim është edhe monopolizimi i arit të zi. Gjë kjo që ndodh vetëm për një qëllim. Për pengimin dhe ngadalësimin e Kinës në rrugën e të qenët në një kohë të afërt një superfuqi… Sa për ta përmbledhur temën, le të pyesim nëse ka SHBA-ja arsye të tjera përveç shërbimeve ndoshta të detyruara ndaj Izraelit dhe frikës ndaj rivales së saj, Kinës, në këtë luftë? Ja që çdo pyetje nuk është thjesht një pyetje dhe çdonjëra prej tyre përmban paranteza të ndryshme. Në këtë pyetje ajo që mund të quhet si parantezë e natyrshme do të ishte kjo: Sulmet e Iranit drejt vendeve të Gjirit, ashtu si Dubai, Kuvajti, Katari dhe Bahrejni, të paraqitura si efekte anësore të këtij konflikti dhe si pjesë e pashamngshme e një ekuacioni që ende nuk dihet si do të përfundojë, janë një fenomen i çuditshëm dhe i pashpjegueshëm. Pasi deri më sot vendet e përmendura janë lançuar gjithnjë si parajsa të parasë dhe modernizimit, ndërsa sot miliarderë të shumtë të vendosur në këta vende, po paguajnë shuma marramendëse vetëm për t’u larguar sa më parë të munden.
Jo shumë larg, para pak kohësh Princi Saudit, i cili njihet si mbrojtësi, madje edhe nxitësi i atij që quhet si Islam i moderuar, i mbushi xhepat SHBA-së duke i lehtësuar kështu borxhet e saj. Mirëpo pas kësaj që ndodhi asnjëherë nuk u bë e ditur se çfarë përfitoi konkretisht Arabia Saudite në këtë mes. Ndoshta ajo që fshihej pas kësaj ishte dëshira që Arabia Saudite dëshironte të ishte vendi i vetëm i parajsës fiskale në zonë dhe kështu të tërhiqte dhjetëra e qindra miliarderë drejt tokave dhe kapaciteteve të saj. Ndryshimet rrënjësore në legjislaturën e vendit, reformat e thella, ndihmat ndaj SHBA-së dhe veprimet saj të fundit janë një tregues i qartë i kësaj dëshire, mirëpo ende nuk mund të themi në mënyrë kategorike se cili shtet apo cila fuqi i lëshon këta raketa drejt Vendeve të Gjirit, pasi Irani në disa raste ka mohuar të ketë kryer veprime të tilla.
Irani, një shtet i konsoliduar politikisht, mirëpo i cunguar nga ana ekonomike dhe ushtarake
Sanksionet e njëpasnjëshme të vazhduara prej vitesh nga vendet perëndimore drejt Iranit, janë bërë shkak që ekonomia e vendit sa të vijë e të dobësohet. Si rrjedhojë edhe protestat popullore tashmë të pashmangshme kanë vazhduar herë pas here. Megjithatë, në zhvillimet e fundit, kur u zgjodh dhe lideri i ri suprem i këtij viti, demonstratat mbarëkombëtare treguan se pavarësisht situatës ekonomike shumica e popullit janë besnikë ndaj mënyrës së regjimit. Pavarësisht besnikërisë ndaj regjimit dhe drejtuesve të tij, në aspektin ushtarak situata nuk është edhe aq premtuese. Pasi shumë analistë janë të mendimit se krahu ushtarak i këtij vendi mund të jetë copëtuar dhe se nuk ekziston një komandë e vetme ndaj forcave ushtarake.
Ky fakt ndoshta do të ishte dhe përgjigja kyçe e veprimeve ushtarake të koordinuara jo mirë të Iranit, si ndaj SHBA-së dhe Izraelit, ashtu edhe ndaj Vendeve të Gjirit, ku duket qartë se nuk ka një lidership të palëkundur dhe një besnikëri po ashtu të palëkundur ndaj këtij lidershipi. Pasi ashtu siç mendojnë dhe shumë analistë të tjerë, edhe unë jam në mendimin se fraksione të ndryshme të ushtrisë së këtij vendi mijëra vjeçar, i shërbejnë interesave të Izraelit, SHBA-së dhe Arabisë Saudite. Dhe janë pikërisht këta fraksione që nxisin gjithë rajonin drejt një konflikti të armatosur që askush nuk mund ta parashikojë se ku dhe kur do të ndalet duke lëshuar raketa të ndryshme drejt Vendeve të Gjirit. Ndoshta në këtë kuadër duhet të vlerësohen edhe dy rastet e raketave të drejtuara drejt Turqisë, në lidhje me të cilit drejtuesit politikë të vendit kanë refuzuar lëshimin e tyre.
Konflikti në rajon dhe pozicionimi i Turqisë
Që prej Luftës së 2-të Botërore Turqia ka qëndruar larg konflikteve të armatosura dhe gjithmonë ka ndjekur një rol ndërmjetës dhe paqedashës, megjithëse është provokuar dhe nxitur shumë herë që të jetë pjesë e konflikteve të ndryshme.
Provokime ushtarake, analiza dhe deklarata të ish-zyrtarëve të vendeve të ndryshme vazhdojnë të bëjnë të pamundurën që Turqia të bëhet pjesë e luftës mes palëve të ndryshme. Si shembull në këtë pikë mund të përmendim një ish zyrtar izraelit, i cili thotë haptazi se ‘pas Iranit do të jetë Turqia ajo do e ketë radhën’ apo një analist futurist kinez që thotë se Turqia shumë shpejt do të bëhet pjesë e konfliktit në fjalë.
Ndërkohë që mund të themi me bindje të plotë se qëndrimi i Turqisë është i rëndësishëm pasi pozicionimi gjeografik, politik dhe ushtarak i saj mund të çojë në një katastrofë të pashmangshme ose krejt ndryshe nga kjo në një paqe të qëndrueshme në rajon. Ajo që rezultoi deri më sot është se Turqia është faktor dhe garanci paqeje jo vetëm për rajonin, por edhe për botën. Fakti që është një pozicion strategjik për tregtinë globale, që është kthyer në një qendër energjitike, politike dhe ekonomike për Europën, Rusinë, Kinën dhe të gjitha rajonet e tjera e bën këtë vend të jetë faktor kyç stabiliteti global.
Mirëpo të qenët në një pozicion kaq të rëndësishëm të bën të ndjekësh dhe të monitorosh me vigjilencë të lartë çdo lëvizje më të vogël përreth, prandaj ajo tashmë duhet dhe vazhdon të monitorojë zhvillimet në lidhje me veprimet e qarqeve kurde në Siri dhe Irak që janë të lidhura ngushtë me Izraelin, si dhe lëvizjet e Izraelit në bashkëpunim me Greqinë në Egje, lëvizje këta të cilat mund të jenë një kërcënim i hapur për sigurinë e këtij vendi.
Shumë analiza dhe deklarata të ish funksionarëve vazhdojnë të aludojnë mbi një përplasje të mundshme të Turqisë me Izraelin, por në fakt më shumë se një mundësi kjo është një ëndërr që lidhet ngushtë me dëshirën e madhe të izraelitëve dhe evangjelistëve amerikanë për përplasjen e madhe, sikurse besojnë ata që do të ndodhë në afërsi të lumit Eufrat apo sipas disa pretendimeve të tjera në një rajon në Siri.
Kjo është më shumë një dëshirë dhe ëndërr sesa një realitet në fakt pasi fuqia strategjike e Turqisë në ekonomi dhe politikë kaplon gjithë globin dhe përfshirja e saj në një konflikt mund të ishte pa dyshim nisja e Luftës së 3-të Botërore. Edhe pse izraelitët dhe evangjelistët e ëndërrojnë dhe dëshirojnë një gjë të tillë me këmbëngulje, në fakt ajo që kërkojnë ata nuk është gjë tjetër veçse fundi i tyre. Pasi forca ushtarake e Turqisë nuk mund të krahasohet me atë të Iranit. Teknologjia ushtarake e Turqisë, duke llogaritur dhe anët ende të panjohura të saj, pa dyshim do të ishte një fund i dhimbshëm për Izraelin. Kjo mund të jetë edhe arsyeja që ata thjeshtë e ëndërrojnë, por kurrsesi nuk mund të guxojnë ta bëjnë realitet…
Nëse do të bënim një përmbledhje të kësaj analize do të thonim se prishja e pazarave me ortakun e tyre të fshehtë, Iranin, mund të çojë në ndryshimin e lëvizjes globale të parasë së pistë, fuqizimin ekonomik të Arabisë Saudite, rritjes së rolit të Turqisë në rajon dhe Europë, dobësimin e Izraelit dhe përshpejtimin e një përplasjeje të madhe mes izraelitëve dhe muslimanëve në Siri, rënien e rolit global të SHBA-së, ndyshimin e rendit global nga ai me drejtim në një pol në rendin e ri global me disa superfuqi dhe në shumë rezultate që do të ndikonin së afërmi të gjithë rendin aktual botëror dhe ekuilibrin mes forcave të ndryshme./Frekuenca.net


