Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin teksa janë përplasur dy automjete.
Të aksidentuar janë 7 persona dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spitalin e Lezhës për trajtimin e nevojshëm.
Perosonat e aksidentuar janë nga mosha 20-vjeç deri në moshën 36-vjeç si dhe një fëmijë i mitur.
Ja njoftimi i plotë i policisë
Në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin,në vendin e quajtur “Lagje e Shaljanëve”,mjeti me drejtues shtetasin K.N.,24 vjeç, banues në Lezhë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.K., 36 vjeç,banues në Kosovë.
Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë,drejtuesit e mjeteve si dhe shtetasit: E.V.,28 vjeç,banues në Tiranë.
L.N.,20 vjeç,banues në Lezhë. B.K.,35 vjeçe,banuese në Kosovë dhe i mituri A.K.,të cilët ndodheshin si pasagjerë në të dy mjetet.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





